Panik në qendër të Sidneit, i riu godet me thikë kuzhine gruan(Video)

Një i ri i armatosur është arrestuar në qendër të Sidneit në Australi, pasi ka goditur me thikë në shpinë një grua 41-vjeçare në mes të rrugës , ndërsa ndiqte të tjerët për ti vrarë me thikën e kuzhinës.

Marketing

Agresori është mundur të neutralizohet nga këmbësorët që gjendeshin në vendngjarje përpara se policia të bënte shoqërimin e tij.

Policia konfirmoi arrestimin e autorit dhe theksoi se shëndeti i gruas e cila po trajtohet në spital ishte i qëndrueshëm.

Pamjet dramatike shfaqin të riun të veshur një bluzë, me kapuç gri duke mbajtur një thikë të madhe në dorë dhe duke u hedhur mbi një “Mercedes” teksa bërtiste ‘’më qëllo në kokë ’’.

Dëshmitarët e guximshëm ishin në gjendje ta ndalonin atë dhe i futën kokën në një kuti qumështi derisa policia arriti dhe e arrestoi. Momentet para se të arrestohej sulmuesi, një grua tjetër u gjet brenda Hotelit Grace me plagë me thikë. Ajo u dërgua në spital në një gjendje jashtë rrezikut për jetë.

Nuk dihet nëse dy incidentet kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Policia thotë se agresori vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i njohur për policinë por “historia e tij ishte e jashtëzakonshme në krahasim me peshën e krimeve që ai bëri”, tha Komisioneri i policisë Fuller.

Komisioneri i policisë tha që i dyshuari kishte disa ideologji të lidhura me terrorizmin, por nuk kishte lidhje të dukshme me organizatat e tjera terroriste.

Besohet se njeriu kishte një USB që përmbante detaje të vrasjeve masive në Zelandën e Re dhe Shtetet e Bashkuara.

Fuller tha se goditja me thikë nuk po klasifikohet aktualisht si një incident terrorist por kjo do të rivlerësohet pasi hetimi vazhdon.