Bayern Munchen triumfoi 4-0 ndaj Bayer Leverkusen, duke u rikthyer te suksesi në kampionatin gjerman pas katër javësh.
Ekipi i Julian Nagelsmann nuk u përmbajt aspak ndaj “Aspirinave”, sfidë ku më i miri në fushë ishte Jamal Musiala me një gol dhe dy asiste.
Ndërkohë, tifozët bavarez surprizuan një lojtar kundërshtar kur u fut në fushë. Iraniani Sardar Azmoun e nisi takimin nga stoli dhe u aktivizua në minutën e 61’ nga trajneri Gerardo Seoane i Leverkusenit.
Në momentin që 27-vjeçari ishte gati të futej në lojë, ultrasit e Bayernit shpalosën dy pankarta të mëdha. E para ishte shkruan në gjuhën perse ku lexohej: “Gratë, jeta dhe liria”. Ndërkohë, tek e dyta ultrasit e kampionëve të Gjermanisë shkruanin: “Solidarizohemi me revolucionin feminist në Iran”.
Në Republikën Islamike të Iranit po zhvillohen prej ditësh protesta të fuqishme për lirinë dhe të drejtat e femrave. Gjithçka nisi pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini si pasojë e dhunës së ushtruar nga forcat policore për shkak të shkeljes së rregullave të veshjes së hixhabit.
Revolta shpërtheu në vend, ndërkohë që më pas u vra me 6 plumba 20-vjeçarvja Hadis Najafi. Protestuesja bionde qëndroi me guxim kundër policëve, pa veshur hixhabin e kërkuar nga “Policia e Moralit”, ndërsa në të njëjtën kohë mbante flokët bisht dhe u bë e njohur si “vajza me bisht, simbol i protestave”.
Sulmuesi i Bayerit, Sardar Azmoun u rreshtua përkrah protestuesve në Iran. Ai shkroi në llogarinë e tij në Instagram (që ndiqet nga rreth 5 milionë njerëz):
“Kjo që po ndodh nuk do të fshihet kurrë nga vetëdija jona. Turp për ju!”, duke kritikuar qeveritarët dhe forcat policore të vendit të tij.