Numri i të vdekurve e ndjek numrin e të infektuarve të rinj dhe të hospitalizuar. Kah data 20 i muajit prill do të kemi pik edhe me mbi 60 të vdekur në ditë. Kështu ka deklaruar mjeku Nikolla Panovski në një intervistë për Sitell.
“Numri i rasteve të vdekjeve vonon dy javë në lidhje me numrin e të infektuarve të rinj dhe të hospitalizuar me koronavirus”, ka thënë Panovski.
Ai tha se njerëzit në moshën 30-40 vjeçare më së paku ruhen dhe në periudhën e fundit me vetëdije infektohen.