Ballina Aktuale Panovski: T’i heqim certifikatat dhe nxënësit të kthehen në shkollë pa maska

Panovski: T’i heqim certifikatat dhe nxënësit të kthehen në shkollë pa maska

Pushimi dimëror i nxënësve duhet të zgjatet edhe për dy javë, e më pas fëmijët të shkojnë në shkollë pa maska, propozon mikrobiologu dr. Nikolla Panovski në një emision në Kanal 5.

Marketing

Ai thotë se vendi deri tani nuk ka pasur një strategji për t’u përballur me pandeminë dhe siç thekson ai, është tepër vonë për të hartuar strategji të reja.

Nuk shkon pas dasmës të bien daullet. Prandaj, siç ka funksionuar deri më tani Komisioni për Sëmundjet Infektive, le të vazhdojë edhe në të ardhmen. Sepse, përndryshe, do të dëmtojë duke sjell masa nebuloze si p.sh. mbajtja maskës në ambient të hapur. Do të ishte mirë që tani të shkurtonin periudhën e izolimit dhe një gjë tjetër shumë e rëndësishme që duhet bërë është tërheqja e certifikatave. Ne duhet të jemi të parët në botë që do t’i tërheqim certifikatat që janë marrëzi të mëdha, nuk kanë efekt dhe asnjë justifikim mjekësor. Nëse nuk mund të ndihmojmë me masa kufizuese, atëherë duhet të marrim masa lehtësuese. Hiqni certifikatat dhe shtyjeni vitin shkollor për dy javë dhe pastaj fëmijët mund të shkojnë në shkollë pa maska ​​- tha Dr. Panovski.

Marketing
Exit mobile version