Panuccit i shtohen problemet, edhe një futbollist largohet nga stërvitja

Një lajm i keq dhe një që mbetet për tu konstatuar në vijim nga kampi i kombëtares kuqezi. Ermir Lenjani nuk ja del, mesfushori 29-vjeçar nuk zhvilloi as seancën e dytë stërvitore në përgatitjet për ndeshjen me Skocinë.

Marketing

Këtë mëngjes Lenjani ishte prezent vetëm në minutat e para por jo në fushë me skuadrën duke u larguar teksa në hapat e tij është e lehtë të konstatosh se edhe ecja nuk është e lirshme, normale. Bëhet fjalë për një largim përfundimtar me Lenjanin që lë grumbullimin dhe nuk do të jetë i disponueshëm për dy ndeshjet e radhës.

Një çështje me shumë rëndësi është dhe ajo e Eros Grezdës, Në seancën e parë u pa me këmbën në akull ndërsa këtë mëngjes sulmuesi 23-vjeçar i nisi përgatitjet me rreth 10 minuta vonesë pas një diskutimi prej disa minutash me fizioterapistin e kombëtares Ylli Mihali, program specifik për Grezdën që do të thotë se do të tentohet rikuperimi i tij për ndeshjen me Skocinë, një lojtar i rëndësishëm për këtë ndeshje jo vetëm për rolin, dhe formën pasi vjen pas një dygolëshi me Rangers, por dhe njohuritë që ka grumbulluar në Gllasgow për futbollin skocez me të cilin përballemi të shtunën e 17 nëntorit.

Stërvitje e diferencuar ndërkohë për Migjen Bashën, që gjithsesi është i pezulluar për ndeshjen me Skocinë dhe në këtë rast nuk bëhet fjalë për lëndim por ndoshta për mbingarkesë duke qenë se mesfushori luajti të hënën në mbrëmje me Arisin e Selanikut.

Pjesa tjetër e grupit është në rregull , të gjithë me seriozitet maksimal në stërvitje, të heshtur , ju duhet të flasin në fushë me gjithë kuptimet e fjalës jo thjesht me atë figurativ me Panuccin që kritikoi mungesën e komunikimit që ka kushtëzuar gabime në ndeshjet e fundit.

Trajneri fillon të kristalizojë idetë për formacionin, dhe edhe pse mediat u lejuan të ishin prezent vetëm në 15 minutat e para, është e kuptueshme dhe një minindeshje brenda grupit nisur nga fanellat që kishin veshur një pjesë e futbollistëve./

Marketing