Paolo Bonolis: Arbitrat ‘gabojnë’ gjithmonë në favor të Juves

Paolo Bonolis, një personazhi mediatik në Itali, ka lëshuar një tjetër sulm ndaj Juventusit dhe sistemit të arbitrimit në Serinë A, në kulmin e polemikave të shkaktuara pas përfundimit të ndeshjes së Milanos ndaj Interit.

Marketing

Ai tha se pavarësisht VAR-it, është gjetur një mënyrë tjetër për të mbrojtur bardhezinjtë, ndërsa ftoi të shikohen me vëmendje ndeshjet e Juventusit për të kuptuar këtë.

“Në ndeshjen mes Interit dhe Juventusit, Spalletti mund të ketë gabuar diçka, por unë jam i mendimit që Orsato u bë përcaktues. Gjatë gjithë sezonit, Juve ka aplikuar një mënyrë loje të patolerueshme, pasi në çdo ndeshje shkakton vazhdimisht faulle taktikë, veçanërisht me Pjaniç. Nëse lojtarët e skuadrave të tjera paralajmërohen, ose ndëshkohen me karton të verdhë, nuk ndodh e njëjta gjë me ata të Juventusit.

Madje, kartoni i verdhë, në vend që të shërbejë si paralajmërim për bardhezinjtë, duket sikur shërben për t’i nxitur më shumë ata drejt këtyre faulleve. Mjafton të shikosh Pjaniç, që pas kartonit të verdhë, kreu 3 ndërhyrje të ndëshkueshme dhe u fal në të 3 rastet”, deklaroi Bonolis.

Më tej ai u kthye edhe te ndeshja e kaluar mes Juventusit dhe Interit, në ‘Allianz Stadium’, që përfundoi në barazim pa gola, teksa sërish drejtoi gishtin nga Pjaniç.
“Në ndeshjen e parë në Torino, Pjaniç ka kryer 4 faulle taktikë vetëm në 45-minutat e para dhe nuk mori as paralajmërim, jo më të ndëshkohej me të verdhë.

Në Europë këto lloj faullesh ndëshkohen direkt me karton të verdhë, ndaj Juventusi duket aq i vogël dhe lojtarët bardhezinj ulërasin vazhdimisht ndaj gjyqtarëve”, tha Bonolis, duke i hedhur benzinë zjarrit të ndezur më sërish në Serinë A.

Marketing