Para Françesku pas takimit me kreun shtetëror dhe korin diplomatik në Vilën Vodno, paradite arriti në Shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës.
Papa me kokën ulur u lut para përmendores së Nënë Terezës dhe vendosi lule.
Ai u shoqërua nga katër murgesha të cilat bëjnë pjesë në radhët që e ka themeluar Nënë Tereza.
Në shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës, papa do të ketë takim me përfaqësuesit e bashkësive fetare në vend dhe me një grup qytetarësh nga kategoritë e prekura.
Kryetari i Kishës Katolike të Romës më pas do të shkojë në sheshin “Maqedonia” ku do të shërbehet mesha në të cilën pritet që të marrin pjesë një numër i madh i qytetarëve nga vendi dhe nga vendet përreth rajonit.