Papa Françesku është drejtuesi i parë i Kishës Katolike që shkel në gadishullin ku ka lindur Islami. Ati i shenjtë mbajti një takim me liderët islamikë në Xhaminë e Madhe në Abu Dabi.
Papa u prit nga Sheiku Ahmed al-Tayeb, i cili është njëkohësisht dhe kryemyftiu i Xhamisë Al-Azhar në Egjipt.
Kreu i Kishës katolike shpreson që vizita e tij historike do të nxisë paqen përmes dialogut ndërfetar.
Papa Françesku bëri të qartë se feja nuk duhet të përdoret për të justifikuar urrejtjen apo dhunën.
“Së bashku, vëllezër të një familje njerëzore të bekuar nga Zoti, le të përkushtohemi kundër logjikës së fuqisë së armatosur, kundër monetizimit të marrëdhënieve, armatimit të kufirit, ngritjes së mureve dhe talljes së të varfërve”, deklaroi kreu i Kishës Katolike.
Në adresimin e tij në konferencën ndërfetare i bëri thirrje të rinjve që të kenë kujdes ndaj lajmeve false dhe nga mesazhet negative në botën moderne.
Gjatë vizitës, Papa do të mbajë dhe një meshë në ambient të hapur ku pritet të marrin pjesë rreth 135 mijë besimtarë.