Gjatë largimit të tij pas vizitës në Greqi, Papa Françesku ka humbur ekuilibrin në momentin kur po ngjiste shkallët e avionit në aeroportin “Eleftherios Venizelos”.
Fatmirësisht Papa nuk u lëndua. Ai u ngrit sërish në këmbë me ndihmën e një roje sigurie. Më pas, përshëndeti me buzëqeshje të pranishmit në eventin e tij zyrtar.
Një skenë e ngjashme, në të cilën Papa humbi ekuilibrin, ka ndodhur edhe shtatorin e vitit të kaluar, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.