Papa Françesku: Indiferencën dhe shpifjet t’i zëvendësojmë me ndjeshmëri dhe shpresë

Kryetari i Kishës Katolike të Romës papa Françesku sot shërbeu meshë në sheshin “Maqedonia” në Shkup në të cilën morën pjesë rreth 15.000 qytetarë nga vendi, si dhe besimtarë nga vende të tjera.

Marketing

Papa dërgoi mesazh për paqe, bashkëjetesë, dashuri më të madhe për Perëndinë dhe për njerëzit. Për të zëvendësuar indiferencën dhe shpifjet me ndjeshmëri dhe shpresë, për të kapërcyer stereotipet dhe për t’u kujdesur për njëri-tjetrin, rekomandoi Papa Françesku në Meshën në Shkup.

Papa i Kishës Katolike të Romës, i cili qëndron në një vizitë apostullore në vend, erdhi në shesh me të ashtuquajturin “papamobil”, ku ai u mirëprit nga një mori qytetarësh të mbledhur.

Kreu i Kishës Katolike të Romës pati takime me kreun shtetëror në “Vila Vodno” dhe më pas në Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës u takua edhe me liderët e bashkësive fetare dhe grupit të qytetarëve nga kategoritë e prekura.

Pas liturgjisë do të mbajë Takim ekumenik dhe ndërfetar me të rinjtë në Kishën Katolike, ndërsa më pas me klerikët dhe me familjet e tyre.

Marketing