Papa Françesku ndërmerr lëvizjen e shumëpritur

Papa Françesku e ka bërë të detyrueshme për klerikët raportimin e abuzimeve seksuale. Bëhet fjalë për një lëvizje të pritur prej kohësh, nga ati i shenjtë për t’i dhënë zgjidhje një prej problemeve më akute me të cilat përballet sot Kisha Katolike.

Marketing

Papa Françesku e ka bërë të detyrueshme për klerin katolik të Romës të raportojë abuzimet seksuale dhe madje rastet kur akte të tilla janë mbuluar. Në një letër apostolike, që pritet të kthehet në ligj për kishën, Ati i Shenjtë e bën të qartë se çdo mbulim ose favorizim i akteve seksuale do të konsiderohet abuzim.

Lëvizja e Papa Françeskut shihet si një mesazh dërguar hierarkive të kishës, se askush nuk do të tolerohet. Ajo vjen pak kohë pasi në shkurt, Papa premtoi marrjen e masave konkrete për të frenuar abuzimin.

Letra apostolike ua bën të qartë klerikëve se duhet të ndjekin ligjet e shtetit dhe të përmbushin detyrimet e tyre për të raportuar çdo abuzim tek autoritetet përkatëse civile. Udhëzimi i ri është mirëpritur nga disa përfaqësues të Vatikanit, që kanë deklaruar se në këtë mënyrë gjejnë terren për t’i dhënë fund abuzimeve seksuale të kishës.

Papa Françesku ndodhet nën një presion të fortë për të treguar lidership dhe për t’i dhënë zgjidhje një prej problemeve më akute me të cilat përballet sot kisha moderne, e cila akuzohet se ka humbur moralin e saj.

Kur u zgjodh në vitin 2013 ai bëri thirrje për aksion ndaj abuzimeve, por kritikët thonë se nuk ka bërë sa duhet për të mbajtur përgjegjës peshkopët që kanë mbuluar rastet në fjalë.

Marketing