Shkupi po përgatitet për vizitën e Papa Françeskut, i cili do të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut pas një vizite treditore në Bullgari.
Pavarësisht se në shumicë të krishterë ortodoksë, myslimanë dhe një pakicë katolike, vizita e Papës po pritet me padurim.
Qytetarë të besimeve të ndryshme thonë se vizita është shumë e rëndësishme për vendin dhe shpresojnë se ajo do të ndihmojë për ngritjen e pozitës së Maqedonisë së Veriut në botë. Gjatë turneut të tij në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut, Papa do të duhet të tregohet i kujdesshëm për shkak të marrëdhënieve delikate me Kishën Ortodokse të Lindjes në dy vendet e Ballkanit.
Një prej qëllimeve të vizitës së Papës është përmirësimi i marrëdhënieve me kishat ortodokse si pjesë e planit të Vatikanit për bashkimin e degëve lindore dhe perëndimore të krishtërimit që u ndanë në vitin 1054.
Papa Françesku do të qëndrojë të martën Shkup, vendlindjen e shenjtores shqiptare Shën Tereza.