Papa Françesku: Republika e Maqedonisë së Veriut është urë mes Lindjes dhe Perëndimit

Republika e Maqedonisë së Veriut është urë mes Lindjes dhe Perëndimit dhe vend ku takohen numër i madh u rrymave kulturore, dhe paraqet personifikim të karakteristikave në rajon. Përmes dëshmive elegante të së kaluarës Bizantine dhe Otomane, mureve madhështore dhe ikonostaseve të madhërishme të kishave të lashta, të cilat flasin për praninë krishtere që daton nga kohërat apostulare, Maqedonia e Veriut e shpreh thellësinë dhe pasurinë e kulturës së saj mijëvjeçare, tha papa Françesku në fjalimin para kreut shtetëror dhe korit diplomatik në “Vila Vodno”.

Marketing

“Më lejoni të them se këto pasuri të mëdha kulturore paraqesin shprehje të trashëgimisë së juaj të paçmueshme: fytyra multietnike dhe multireligjioze e popullit të juaj, ndërgjegjja e historisë së pasur dhe komplekse të raporteve të ndërtuara me shekuj”, tha papa Françesku.

Kjo përzierje e kulturave dhe identiteteve kulturore dhe etnike, siç tha, solli deri në bashkëjetesë të qetë dhe të përhershme, ku ato identitete individuale kanë gjetur shprehje dhe janë zhvilluar pa mohim, dominim ose diskriminim të ndërsjellë.

“Në atë mënyrë, ato sollën deri në raporte dhe komunikim që mund të shërbejë si shembull dhe pikë referente për jetesë të qetë dhe vëllazërore mes bashkësive, përmes llojllojshmërisë dhe respektit të ndërsjellë”, tha papa Frençesku.
Këto karakteristika të posaçme, siç thotë papa Françesku, janë po ashtu me rëndësi të madhe për integrimin me popujt evropianë. Shpresoj, shtoi ai, se ky integrim po zhvillohet në mënyrë që do të jetë përfitim për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përmes respektit të vazhdueshëm të llojllojshmërisë dhe të drejtat themelore.

“Ju inkurajoj të vazhdoni në rrugën e juaj me qëllim që vendi i juaj të jetë pishtar i paqes, pranimit dhe integrimit të frytshëm të kulturave, religjioneve dhe popujve. Përmes pasqyrimit të identiteteve të tyre të posaçme dhe vitalitetit të jetës së tyre kulturore dhe qytetare, ata do të jenë në mundësi ta shprehin fatin e përbashkët përmes pasurisë së posaçme që e ofrojnë. Zoti le ta mbrojë dhe bekojë Maqedoninë e Veriut, ta ruajë unitetin dhe t’i japë mirëqenie dhe gëzim!, tha papa Françesku.

Marketing