Papa Fançesku sonte në orën 18:20, me fluturim të posaçëm u largua nga aeroporti i Shkupit, duke përfunduar vizitën njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në aeroport papën e dërguan presidenti Gjorge Ivanov, kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministri Bujar Osmani, kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov.
Gjatë qëndrimit në Shkup u takua me kryesinë shtetërore, me krerët fetarë dhe mbati liturgji në sheshin e qytetit.
Papa Françesku arriti sot në mëngjes rreth orës tetë. Në aeroportin e Shkupit u prit nga presidenti Gjorge Ivanov dhe kryeministri Zoran Zaev, por edhe në mënyrë tradicionale me bukë e kripë. Nga aeroporti u drejtua nga vila “Vodno” ku, përveç takimit me shefin e shtetit dhe kryeministrin mbajti edhe një fjalim të shkurtër.
Në takim me papën morën pjesë kreu i KOM z.z. Stefan dhe krerët e Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Efendi Rexhepi, të Kishës evengelike-metodistike Mihail Cekov dhe të Bashkësisë hebraike Berta Romano Nikoliq.
Pasdite para se të largohet, mbajti takime ndërfetare me të rinjtë në kishën katolike, ndërsa pastaj edhe me priftërinjtë dhe familjet e tyre.
Kryetari i Kishës Katolike të Romës papa Françesku sot shërbeu meshë në sheshin “Maqedonia” në Shkup në të cilën morën pjesë rreth 15.000 qytetarë nga vendi, si dhe besimtarë nga vende të tjera
Papa në shesh erdhi me “papamobil” ku u prit nga shumë qytetarë të mbledhur.
Vizitën historike të papa Françeskut e ndoqën 250 media vendore dhe më shumë se 100 të huaja. Qëndrimi i tij u përputh me 25 vjetorin e krijimit të marrëdhënieve diplomatike me Vatikanin.