Papa: Homoseksualët nuk kanë vend në Kishën Katolike

“Çështja e homoseksualitetit është një çështje shumë serioze që duhet të qartësohet në fillim nga kandidatët e klerit”, tha Papa Francesku në lidhje me priftërinjtë e ardhshëm.

Marketing

“Në shoqëritë tona duket se homoseksualiteti është në modë dhe ky mentalitet ka ndikuar disi në jetën e kishës”, u shpreh Papa Françesku duke theksuar se “Kjo situatë është diçka që më shqetëson, sepse duket se vëmendja e nevojshme nuk është marrë kur duhet “.

Pozita e Kishës Katolike Romake është se aktet homoseksuale janë mëkatare. Çështja për homoseksualitetin nuk është e re.

Sipas tij homoseksualët dhe ata që mbështesin “kulturën homoseksuale” nuk kanë vend në kler.

“Në jetën kishtare dhe priftërore, nuk ka hapësirë për këtë lloj dashurie, prandaj kisha rekomandon që njerëzit me një tendencë të tillë të mos pranohen në kler,” tha Papa Françesku.

Marketing