Papas: Dëshirojmë ta bindim Kamenos për dobinë nga Marrëveshja e Prespës

Pretendojmë që t’i bindim edhe Panos Kamenos dhe deputetët e tij për dobinë e Marrëveshjes së Prespës dhe besoj se do ta arrijmë këtë, ndërsa Parlamenti grek do ta ratifikojë këtë marrëveshje, thotë ministri për Politikë Digjitale të Greqisë, Nikos Papas, në intervistë për radion greke “Njuz 247”.

Marketing

Duke i komentuar qëndrimet e partnerit të koalicionit në Qeverinë greke, Papas thotë se në vitet e kaluara “bashkëpunimi me Kamenos është treguar më funksional se sa kanë menduar shumë persona” dhe shpreh bindje se Marrëveshja e Prespës do të fitojë shumicën në Parlamentin grek.

“Së pari, vlerësoj se në këtë moment ekziston shumicë në Parlamentin grek për Marrëveshjen dhe e dyta se mund të krijohen parakushte dhe Panos Kamenos të bindet dhe të vazhdojë pa ndërprerje puna (e qeverisë) drejtë përmirësimit të shtetit. Këto parakushte janë stabilitet politik dhe qeveritar deri në fund të mandatit të paraparë tonë, diçka që mendoj se do të arrihet dhe mendoj se mund ta bindim edhe Panos Kamenosin.

Ashtu si do të rrjedhin punët, sepse kemi një referendum para nesh, fqinjët tanë do të tregojnë se a e mendojnë me të vërtetë atë që është e shënuar në Marrëveshjen e Prespës”, tha Papas dhe sqaroi se me pranimin e Marrëveshjes së Prespës në referendum do “të jepet mundësi që edhe në Greqi të zvogëlohet shkalla e mosbesimit”.

Siç lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Athina, Nikos Papas tha se “nuk mund ta paramendojë që partia Potami të hyjë në pazare parazgjedhore me Demokracinë e Re dhe ta ndryshojë pozicionin në lidhje me çështjen e Maqedonisë”.
“Mendoj se Potami dhe Stavros Teodorakis do të mbesin në pozicionin se kjo Marrëveshje duhet të ratifikohet”, tha ministri grek i Politikës Digjitale në intervistën për radion greke.

Marketing