Papatanasiu: Marrëveshja e Prespës është gjëja më e mirë që mundej të arrihet

Marrëveshja e Prespës është e mirë edhe për të dyja palët, e madje edhe politikanë të cilët publikisht janë kundër e pranojnë se nuk mundej të arrihet diçka më e mirë, thotë për MIA-n gazetari nga televizioni shtetëror ERT, Fanis Papatanasiu, i cili shumë vite e ndjek kontestin me emrin, ndërsa më 5 korrik ka realizuar intervistë me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev.

Marketing

Në bisedën me korrespondenten e MIA-s nga Athina, Papatanasiu komenton se marrëveshja ishte arritur përmes një procesi të vështirë, pas negociatave të mëdha, dhe me shumë mundim dhe dramë edhe nga të dyja palët, për shkak të reagimeve dhe polarizimit të popullit.

“Konsideroj se marrëveshja është e mirë edhe për Greqinë edhe për Shkupin. madje nëse dikush bisedon me politikanë të partive siç janë Demokracia e Re dhe Grekët e Pavarur të cilët merren me çështjen, e dinë dhe e ndjekin çështjen, do të pranojnë se është marrëveshje e mirë edhe ata vetë të ishin në Qeveri do ta bënin të njëjtën. Nuk do të bënin diçka më ndryshe, por konsiderojnë se rezultati është një marrëveshje shumë e mirë që askush nuk do të mund të arrinte diçka më të mirë se kjo në këto rrethana”, thotë Papatanasiu.

Gazetari i ERT-sp zbulon se në të gjithë procesin, që nga fillimi rol të rëndësishëm kanë luajtur amerikanët, por edhe udhëheqësit politikë të të dyja vendeve, si dhe shefat e diplomacive, ashtu edhe në nivel të kryeministrave.

“Filloi një dinamikë, ndërsa element thelbësor ishte pjekuria dhe lidershipi politik që e treguan të dy kryeministrat. Por, edhe guximin që e shprehën për të shkuar përpara drejt një procesi që të zgjidhet çështja e cila i mundon me dekada edhe rajonin edhe marrëdhëniet midis dy vendeve.

Lidhur me reagimet në Greqi për Marrëveshjen Papatanasiu komenton se kanë qenë të pritura, ndërsa ai personalisht ka pritur ata të jenë më të fuqishme dhe më intensive, ndërsa protestat më të mëdha.

Në prag të referendumit tek ne, gazetari me përvojë nga ERT, në bisedën për MIA-n shprehu shpresë se të dielën, rezultatet do të jenë pozitive dhe shtoi se nëse procesi i paraparë përfundon me sukses nga ana e Maqedonisë, marrëveshja do të ratifikohet edhe në Parlamentin grek.

“Vlerësimi im është se do të kalojë, duke parë edhe vullnetin e popullatës, kur isha në Shkup gjatë intervistës me kryeministrin, në bisedë me qytetarët, konstatova se sa popullata dëshiron marrëdhënie të mira bilaterale, por dhe sa afër janë dy popujt si dhe për shkak të Selanikut dhe për shkak se jemi fqinj. Për shembull, për kryeministrin apo për cilindo banor të Strumicës, më lehtë është të arrihet në Selanik ose Halkidiki, se deri në Shkup. Zgjidhja do t’i afrojë edhe më shumë të dy popujt, do të ulë distancën dhe pasionet, sqaron gazetari dhe bën krahasimin e klimës të cilën e kishte hasur para tre viteve kur kishte qëndruar në Shkup për reportazh kushtuar problemit me refugjatët. Atëherë, kishte vërejtur një atmosferë nacionaliste, jomiqësore dhe negative si ndaj Greqisë, ashtu edhe ndaj ekipit të tij.

Ai theksoi se Marrëveshje e Prespës është e mirë edhe për shkak se do të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve dhe do të krijojë klimë të re në Ballkan, do të jetë e dobishme për të dy popujt, ndërsa “fqinjët do t’i ndjejnë përfitimet edhe nga zgjidhja, por edhe para dhe gjatë procesit të pranimit në Bashkimin Evropian.

“Shpresoj dhe dëshiroj që procesi të ecë para dhe të mos ekzistojnë pengesa, por kthim prapa nuk ka, sepse nëse nuk ec para, mendoj se do jetë regres i cili do të na kthejë shumë prapa edhe në marrëdhëniet bilaterale dhe pastaj shumë vështirë do të gjendet momenti i zgjedhjes së kësaj çështjeje”, komenton gazetari.

Duke marrë parasysh atë se me vite të tëra i ndjek marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Greqisë, thotë se në të kaluarën nuk ka pasur mundësi për zgjidhje më të mirë, ndërsa dy vendet asnjëherë nuk kanë arritur në pikën për të folur për mundësi të humbura.

Në fillim të muajit korrik Fanis Papatanasiu e vizitoi Shkupin dhe bisedoi me kryeministrin e Maqedonisë, ndërsa intervista u publikua në televizionin publik grek. Në bisedën për MIA-n, gazetari nga ERT i përcjell përshtypjet nga takimi me Zoran Zaev.

“Para së gjithash, mu duk se ishte i sinqertë. Ishte takim i parë. Kisha përshtypje se me të vërtetë dëshiron marrëveshje, ishte shumë afër Cipras edhe në filozofi edhe në mendime. Kisha përshtypje se e kontrollon situatën dhe se ka vizion për rajonin dhe konsideroj se është një njeri i cili ka mundësi të zhvillojë procesin dhe t’i japë fund, të vulosë një çështje me të cilën vendi, por edhe rajoni është marrë me shekuj, ndërsa vendin do ta vendosë në një nivel tjetër, anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s”, zbulon Papatanasiu në bisedën me korrespondenten e MIA-s nga Athina.

Marketing