Papunësia, punë ka por nuk ka kush të punoj

Niveli i papunësisë po zvogëlohet, por një numër gjithnjë e më i madh i të rinjve janë pa punë. Të dhënat që i publikoi Banka Botërore tregojnë se është duke shënuar rënie edhe numri i popullatës aktive. Ata që janë të aftë për punë nuk duan të punojnë dhe nuk kërkojnë punë. Migrimi, para së gjithash i të rinjve, shënon rritje.

Marketing

Shifrat për tregun maqedonas të punës janë alarmante. Biznesmenët tashmë e porositën Qeverinë se duhet të pushojë me tërheqjen e investitorëve të huaj meqë nuk ka punëtor. Nga Banka Botërore, nga ana tjetër, alarmojnë se për Maqedoninë sigurimi i kuadrit të kualifikuar, është njëra prej kërkesave për hyrje në Bashkimin Evropian. Për të rritur efikasitetin e ekonomisë, hallkë kyçe është efikasiteti i tregut të punës.

Është shumë e rëndësishme të filloni të investoni në arsimimin e të rinjve, problemin me shkathtësitë e popullatës së aftë për punë është evidente. Kompanitë e reja inovative nuk mund të gjejnë fuqi të kualifikuar të punës. Për këtë problem është migrimi i madh, e nga ana tjetër zvogëlohet numri i nxënësve që regjistrohen në arsimin fillor dhe të mesëm”- u shpreh Sanja Maxhareviq Shuister, ekonomiste e lartë e Bankës Botërore.

Problemi tjetër është se Maqedonia ka produktivitetin më të vogël të punës në Evropë. Problemi i tregut maqedonas të punës është edhe mobiliteti më i vogël i popullatës së aftë për punë.

Duhet të punoni në mobilitetin e fuqisë punëtore, njerëzit të mund të shpërngulen lehtë nga njëra punë në tjetrën nëse ajo nuk është e qëndrueshme, të ketë mobilitet nëpër sektorë dhe rajone. Duhet të kenë shkathtësi përkatëse të mund të migrojnë në profesione të ndryshme dhe të ndërrojnë punët nëse ka në ndonjë rajon tjetër.

Keni papunësi trefish më të madhe në rajonin verilindor, krahasuar me atë juglindor. Këto rajone janë shumë afër por ka dallime të mëdha mes rajoneve“- theksoi Sanja Maxhareviq Shuister, ekonomiste e lartë e Bankës Botërore.

Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror për Statistikë tregojnë se papunësia ka shënuar rënie në nivelin më të ulët historik prej 21,3 për qind. Kjo përqindje është ende e lartë krahasuar me vendet evropiane. Njëherësh papunësia te popullata e re shënon rritje dhe ka arritur deri 50 për qind.

Marketing