Paqe mes Juventus dhe UEFA, bardhezinjtë heqin dorë nga Conference League

  • Juventus dhe UEFA bëjnë paqe. Me bardhezinjtë që hoqën dorë nga krijimi i Superligës së Europës, palët janë ulur në tryezën e diskutimeve, për të sheshuar mosmarrëveshjet dhe për të ecur përpara.
Një delegacion i avokatëve të klubit u takuan me përfaqësues të konfederatës së futbollit, për të gjetur zgjidhjen rreth shkeljes së pretenduar të fashikullit për marrëveshjen e vitit 2022, ku italianët akuzoheshin për licencim të parregullt dhe thyerjen e rregullave të Fair Play Financiar.

Takimi që nisi si testim i situatës rezultoi mjaft pozitiv, aq sa doli edhe hipoteza e arkivimit të akuzave, pa marrë asnjë masë ndëshkimore. Në këmbim Juventusi duhet të heqë dorë nga pjesëmarrja në edicionin e ri të Conference League, ku u kualifikua pavarësisht penalizimit me 10 pikë në kampionat.

Marketing

Për momentin janë thjesht spekulime dhe nuk ka asnjë vendim zyrtar, por sinjalet e para u dhanë nga UEFA. Emri i Juventusit nuk u përfshinë listën e skuadrave pjesëmarrëse në Conference League. Më pas, organi që drejton futbollin europian saktësoi se bëhej fjalë vetëm për një gabim njerëzor. Por, aq mjaftoi që të hidheshin dyshimet e para se kjo i paraprin asaj që do të ndodhë.

Të mësuar në arenën e madhe të futbollit, te Juventusi do të hiqnin dorë me dëshirë nga turneu i tretë për nga rëndësia. Kjo do të bënte që ekipi të përqendrohej vetëm te kampionati dhe në kupë, për tu rikthyer në Champions League.