Ballina Lajme Shqipëri Para ndeshjes Florian Marku takim me Veliajn dhe Ramën, ja dhuratat suprizë...

Para ndeshjes Florian Marku takim me Veliajn dhe Ramën, ja dhuratat suprizë për ta

Në prag të sfidës së 25 gushtit në stadiumin “Air Albania”, boksieri i njohur shqiptar, Florian Marku u prit në një takim nga kryeministri i vendit Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Eroin Veliaj.

Marketing

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë tha se ndihet i nderuar nga vizita e një tjetër ylli të sportit shqiptar, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të jenë ditën e enjte në stadium për të mbështetur Markun. Ndërkohë, Florian Marku gjatë vizitës së tij në Kryeministri, i dhuroi kryeministrit Rama një dorezë boksi simbolike , të cilën ky i fundit nuk ngurroi ta vendosë dhe të bëjë foto me të.

“ I nderuar nga vizita e një tjetër ylli të sportit shqiptar, superstarit të ringut Florian Marku, që pasnesër, të enjten 25 gusht, synon në Air Albania Arena gjerdanin e madh të kampionit të kategorisë sipërore WBC, në një ndeshje për historinë e boksit botëror”, shkruan Rama.

Ndërsa kryebashkiaku Veliaj , tha se Florian Marku është një shembull për të rinjtë dhe se vetëm puna e ndershme të çon në majë.

“Nuk është zgjidhje as shtëpia e barit, nuk është zgjidhje as ikja me gomone, nuk është zgjidhje as jeta e pandershme për një fitim të shpejtë. E vetmja zgjidhje që ka funksionuar sa jeton njerëzimi, por edhe siç e mësuam nga Luiza Gega, siç e kemi mësuar nga Flori, nga Dua Lipa e Rita Ora, është se vetëm puna, djersa, përpjekja dhe sakrifica e jashtëzakonshme të çon në majë. Sot Flori është në majë se mbi të gjitha është një djalë i mirë, është një sportist i mirë, është një familjar i mire”, nënvizoi Veliaj.

Njëjtë si kryeministri Rama, edhe Erion Veliaj iu bëri thirrje të gjithë qytetarët shqiptarë që që të bëhen pjesë e kësaj feste, për të bërë tifo për boksierin kampion shqiptar.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që miku ynë, vëllai ynë, Flor Marku është në Tiranë për një super ndeshje, për të ruajtur titullin botëror. Ne jemi tifozë me Florin, ndaj mezi pres jo vetëm nga Tirana, por nga e gjithë Shqipëria edhe shqiptaria, kush ka mundësi të vijë, biletat i gjejnë në stadium. Dyert do të hapen të enjten në orën 17:00 për t’u siguruar që çdokush zë vendin e tij, për të ndjekur një ndeshje fantastike të Flor Markut”, tha ai.

Ndërkohë, në fund të takimit, Florian Marku i dhuroi kryebashkiakut Veliaj një dorezë boksi të nënshkruar prej tij.

Marketing
Exit mobile version