Para votimit të ushtrisë në Kosovë, KFOR-i shton prezencën në veri

Rreth 50 automjete të KFOR-it janë nisur sot paradite nga komanda qendrore në Prishtinë, në drejtim të pikës kufitare Jarinje, ndërsa vërehen edhe helikopterë të paqeruajtësve të cilët po vëzhgojnë situatën nga ajri në atë pjesë.

Marketing

Mediat bëjnë të ditur se përveç automjeteve të tyre, ushtarët e KFOR-it janë duke bartur me vete edhe pajisje që shërbejnë për bllokadë të rrugëve në rast nevoje, duke përfshirë këtu makineri të rëndë ndërtimore, gjemborë dhe të ngjashme.
Lëvizjet e KFOR-it vinë një ditë para se të votohet për formimin e Forcave të Armatosura në Parlamentin e Kosovës.

Marketing