Paraburgim 48-orësh për tre të dyshuarit për vrasjen e Vanjas

Gjykata Themelore Penale e pranoi propozimin e Prokurorisë Themelore Publike Shkup dhe caktoi masën paraburgim prej 48 orësh për tre personat të cilët dyshohen për vrasjen e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska.

Marketing

Ndalimi i tyre përcaktohet për shkak të rrezikut të arratisjes, ndikimit tek dëshmitarët dhe kryerjes së një krimi të ri. Që të tre janë dërguar në burgun hetimor në Shutkë.