Sektori për Punë të Brendshme Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër M.M. (28) nga Shkupi për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vrasje”.
Ai dyshohet se në periudhën prej 05.11. deri më 11.11.2021 ka kryer veprën penale të vrasjes ndaj gjyshes së tij V.B. (75) në banesën e saj në rrugën Nikolla Maleshevski.
Gjyqtari i procedurës paraprake për të akuzuarin ka caktuar masën e paraburgimit.