Policia ka ngritur padi penale kundër personit me iniciale D.S.(30) nga Koçani nën dyshime për vrasje.
Ngjarja sipas raportit në polici është kryer në datë 30.09.2019 rreth orës 05:00 në shtëpinë e familjes në rrugën “Kliment Ohridski” në Koçani. 30 vjeçari kishte goditur me thikë babanë e tij V.S. (55) dhe i kishte shkaktuar plagë në gjoks, ku si pasojë e plagëve të marra, 55-vjeçari kishte ndërruar jetë. Më parë, D.S. kishte njoftuar se babai i tij e sulmonte fizikisht nënën e tij N.S. (46). Është caktuar paraburgim prej 30 ditëve për personin D.S.