Paraburgim për policin që dyshohet se kreu vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se rreth orës 19:30 në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, në parkingun e sallës së dasmave “Fron Palace”, ka ndodhur një rast i vrasjes dhe një person ka ndërruar jetë.

Marketing

“I dyshuari në këtë rast sipas informatave të para dyshohet se është zyrtar policor dhe i njëjti me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, njoftoi Prokuroria.

Hetuesit Rajonal të Policisë së Kosovës në Ferizaj në koordinim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj Shukri Jashari dhe prokurorin kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.

Për informata tjera rreth rastit, Prokuroria Themelore në Ferizaj tha se do të njoftoj me kohë./Telegrafi/

Marketing