Paraburgim për tre persona, transportuan 71 kilogramë marihuanë nga Negotina në Shkup

Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj tre personave të cilët akuzohen për kryerjen e veprës penale në cilësinë e bashkëpunuesve “prodhimi dhe vendosja në treg e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” nga neni 215 paragrafi 1 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal.

Marketing

Të dyshuarit e moshës 37, 21 dhe 18 vjeç me marrëveshje të mëhershme kanë organizuar bartjen e lëndës narkotike – marihuanë.

I dyshuari i parë i punësoi dy të tjerët dhe u dha automjetin e tij për të vozitur.

Më 5 prill, të tre u nisën me dy vetura nga Shkupi për në Negotinë. Aty i dyshuari bleu pa autorizim mbi 71 kilogramë marihuanë, të paketuara në katër çanta udhëtimi, e më pas ata e futën drogën në njërën nga veturat dhe u nisën për t’u kthyer në Shkup.

Me propozim të prokurorit publik kompetent, gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Kavadar mbrëmë u caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh të tre personave.