Paralajmërime të vazhdueshme për rritje çmimesh

Prej ditësh vazhdimisht po paralajmërohet rritje e çmimit të prodhimeve bazë nga shtatori. Pas paralajmërimit për shtrenjtimin e prodhimeve të qumështit, në horizont është edhe rritja e çmimit të bukës. Një rritje e re arsyetohet me shpenzimet e shumta, ndërsa sipas parashikimeve shtrenjtimi mund të jetë për 1 deri në 2 denarë. Kërkohen masa të reja nga shteti. Industria e përpunimit të grurit ndërkohë thotë se për momentin nuk ka një plan për rritjen e çmimit të miellit për shkak të çmimeve të qëndrueshme në tregun e jashtëm, por nuk garantojnë se situata nuk do të ndryshojnë. Ministri i Financave Fatmir Besimi thotë se nuk e sheh të arsyeshme rritjen e çmimit të bukës.

Marketing

“Nuk duhet të jemi ekonomistë që të kuptojmë disa gjëra. Vallë çmimi blerës i grurit këtë vit krahasuar me vitin paraprak te ne në Maqedoni është rritur. Sipas informacioneve të Ministrisë së Bujqësisë jo. A është rritur energjia elektrike, sipas informacioneve që i kemi jo. Çfarë ka ndodhur në ndërkohë që ata të paralajmërojnë rritje të çmimit të bukës. Do të bisedohet me ta, ne do të diskutojmë,” deklaroi Fatmir Besimi, Ministër i Financave. /alsat.mk