Paralajmërimi për rritjen e pagave në sektorin publik, Bislimi: 2800 denarë e mjatueshme, shqetsuese rritja e çmimeve

Ekspertet i mirëpresin bisedat mes qeverisë dhe sindikatave sa i përket paralajmërimeve për rritjen e pagave edhe në sektorin publik. Profesori Universitar Sami Bislimi thotë se rritja prej 2800 denarë tani për tani është rritje e mjaftueshme por ajo që mbetet shqetsuese është trendi i rritjes së çmimeve i cili nuk ka të ndalur.

Marketing

“2800 denarë për momentin janë të mjaftueshme por duhet të kemi parasyshë faktin se rritje e çmimeve nuk po ndërpritet, kemi çdo ditë rritje të mëtejshme të çmimeve. 2800 dënarë nëse janë të mjaftueshme për muajin prill këto 2800 denarë, çmimet do të amortizojnë këtë rritje të rrogave me çmimet e muajit maj. Të jemi të sigurtë se mbrenda këtij viti në vazhdimsi do të kemi rritje të çmimeve.”, tha Sami Bislimi, profesor universitar.

Bilsimi shton se një segmet tjetër të cilit duhet ti kushtohet rëndësi janë të ardhurat buxhetore dhe në çfarë baze behet rritja e pagave ne sektorin publik.

“Prej ku qeveria do të paguan rritjen e pagave në sektorin publik kur dihet se sektori publik ballafaqohet me mungësë të mjeteve apo me deficit buxhetor. Kemi më teper harxhime të mjeteve se sa të ardhura buxhetore. Dhe këtë mungesë të mjeteve tradicionalisht me vite radhë e mbulojmë me huazime në tregun financiar. Është e domosdoshme që të garantojë deri diku mirqenie ekonomike dhe të amortizojmë uljen e standardit jetësor të qytetarëve mirëpo nga ana tjetër duhet të jemi të vetëdijshmëm se qeveria nuk pordhon para nuk prodhon të mira materiale.”, tha Bislimi.

Për këtë arsye në të shumten e rasteve shteti është detyruar që të mar huazime te reja të cilat shkaktojnë rritjen e borxhit publik dhe nese vazhdon keshtu edhe me tej ne do te ballafqohemi me problemin e pamundesise per te shlyer obligimet publike buxhetore shton Bislimi.(RTVM2)