Paralajmërohen barrikadat në Veri, serbët s’ndryshojnë qëndrim për targat

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, ka thënë se Policia e Kosovës në vendkalimet Jarinje dhe Bërnjak ka filluar të bëjë paralajmërime, por kjo sigurisht që nuk do të ndryshojë qëndrimin e serbëve në veri të Kosovës për ri-regjistrim, raporton RTS.

Marketing

Ai nuk ka përjashtuar mundësinë e barrikadave, por ka theksuar se paqja dhe stabiliteti janë në interes të serbëve.

Ai thotë se nuk mund ta imagjinonte një situatë ku Policia e Kosovës të gjobisë një autoambulancë apo autobus që transportonte fëmijë dhe se serbët të qëndronin mënjanë vetëm për shkak se kishin shenja KM, transmeton Indeksonline.

“Me ato shenja, ata mund të udhëtojnë kudo në botë përveç Kosovës për shkak të tekave të një njeriu nga Prishtina”, ka theksuar Radojeviq.

Tutje ai tha se “është e sigurt se kjo nuk do të ndryshojë qëndrimin e serbëve në veri të Kosovës lidhur me ri-regjistrimin”.

Ai shtoi se qytetarët janë të vendosur që të mos bëjnë asnjë ndryshim sa i përket targave.

Në fazën e tretë, parashikohet futja e tabelave provuese. Megjithatë, Radojeviq nuk pret të arrijë në fazën e tretë.

“Ne nuk mund t’i bëjmë Prishtinës më shumë presion se sa kemi bërë deri më tani. Fakti është se kemi komunikim me përfaqësuesit ndërkombëtarë. Me zbatimin e kësaj dispozite vetëm sa i kontribuon përkeqësimit të situatës së sigurisë”, thotë Radojeviq.