Paralajmërohet blerja e stazhit për pension

Nga pozita e mandatarit, Zoran Zaev, sot paralajmëroi miratimin e një ligji të ri për pensionim. Sipas Zaevit, të ardhurat në Fondin e Sigurimeve Pensionale janë në rritje, kështu që ekziston një mundësi për qytetarët që duan të dalin në pension më herët, ta bëjnë këtë përmes blerjes së stazhit. Megjithatë, informacionet fillestare janë se nuk do të mund të blihen më shumë se 5 vjet.

Marketing

Të ardhurat në Fondin Pensional po rriten edhe në kohë të krizës me koronën, nga shtatë deri në tetë për qind. Para krizës, ato shënuan rritje deri në 12-13 për qind. Fondi, siç e dini, është i stabilizuar dhe ka një mundësi të tillë”-tha Zoran Zaev, mandatar.

Paralajmërimet se pensioni minimal në periudhën në vijim do të jetë 10.700 denarë. Dje, kryeministri në largim Oliver Spasovski njoftoi se përgatitet paketa e re e masave për tejkalimin më të lehtë të krizës shëndetësore dhe ekonomike. Sipas njoftimeve fillestare, tani është planifikuar shpërndarja e kartelave pagesore për pensionistët që kanë pension deri në 15 mijë denarë. Ndihma financiare ofrohet edhe për të papunët që nuk janë të interesuar të gjejnë punë, për prindërit e vetëm dhe për punonjësit e falimentuar.