Paralajmërohet bllokimi i të gjitha pikave kufitare nga serbë të Serbisë prej 6 shtatorit

Qytetarë serbë kanë paralajmëruar që nga 6 shtatori do të bllokojnë të gjitha pikat kufitare në Kosovë.

Marketing

Paralajmërimin e ka bërë kryetari i Asociacionit të qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës, Rasha Rojeviq.

Sipas tij, të premten më 6 shtator, do të fillojë bllokada e të gjitha vendkalimeve në Kosovë.

Rojeviq paralajmëroi se bllokada do të vazhdojë derisa forcat e Policisë së Kosovës të tërhiqen nga veriu i Kosovës.

Bllokada do të fillojë të premten dhe do të zgjasë derisa forcat policore të Kosovës të tërhiqen nga veriu i Kosovës dhe t’u kthehen serbëve institucionet e uzurpuara. Ne gjithashtu kërkojmë që KFOR-i, në përputhje me mandatin e Rezolutës 1244, të marrë kontrollin e veriut të Kosovës”, tha Rojeviq, raporton KoSSev.

Rojeviq u shpreh se bllokada do të kryhet nga qytetarët nga Serbia qendrore, Mali i Zi dhe Republika Srpska, duke përjashtuar qëllimisht serbët që banojnë në Kosovë për – siç pretendon ai – për t’i mbrojtur ata nga hakmarrja e mundshme nga Policia e Kosovës.

Ai pretendoi se për këtë plan nuk do të presin ndonjë “ndihmë nga shteti” dhe se nuk kanë nevojë për ndihmën e tyre.

“Nuk presim ndihmë nga shteti dhe as nuk kemi nevojë për të. “Serbët që jetojnë në Kosovë nuk do të marrin pjesë në bllokada që të mos ngacmohen nga policia e Kosovës, por vetëm qytetarët nga territori i Serbisë qendrore, Mali i Zi dhe Republika Srpska”, tha Rojeviq.

Ai madje shtoi se do të sigurohet transport për të gjithë pjesëmarrësit e interesuar nga Beogradi, Novi Sadi, Smedereva, Kragujevaci, Nishi, Krushevci, Vranja, Rashka dhe se automjetet spitalore do të lejohen të kalojnë gjatë bllokadës së kalimit.

Pas mbylljes së pesë institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës nga autoritetet e Kosovës, rreth 300 qytetarë serbë u mblodhën sot para një objekti që më herët ishte përdorur nga komuna paralele serbe në Mitrovicë të Veriut.

Veprimi i Qeverisë u dënua ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duke e cilësuar vendimin si të pakoordinuar dhe të njëanshem.

Aksioni i 30 gushtit, i kryer nga institucionet e Kosovës u cilësua si veprim i njëanshëm dhe i pakoordinuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe po ashtu u kundërshtua nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve lokalë në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, dhe nga zyrtarët në Serbi.

ShBA theksoi qartazi se veprimet, ndonëse është krenare që ka mbështetur themelimin dhe profesionalizimin e Policisë së Kosovës, instrumentalizimi i vazhdueshëm i saj nga Qeveria e Kosovës pakoordinuara nuk është në përputhje me premtimet se do të “vazhdojë konsultimin dhe koordinimin me komunitetin ndërkombëtar”.

Marketing