Kreu i Kërçovës, Fatmir Dehari, alarmon se në shkollat rurale nuk ka kushte për mësim online, e nëse këshillat e prindërve vendosin për bojkot, ai do të solidarizohet me ta. Për këtë e ka njoftuar edhe ministren Carovska.
“Prindërit kanë të drejtë të reagojnë. Ne si komunë i informuam përfaqësuesit e ministrisë për të gjitha kushtet që i plotësojnë shkollat tona, veçanërisht në pjesën rurale të cilët i kanë zbatuar të gjitha masat sipas protokolleve që dalin nga institucionet përkatëse shëndetësore. Në shkollat në pjesën rurale të komunës ku nuk kemi internet me kapacitet më të madh, numri i nxënësve është relativisht i vogël dhe mbi të gjitha i kemi ndërmarrë të gjitha masat mbrojtëse sipas protokollit. Një deklaratë tjetër me shkrim duhet të merret nga secili prind individualisht se ata pajtohen me këtë dhe se të gjithë do të punojnë në përputhje me protokollet shëndetësore.”,- deklaroi kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.