Paralajmërohet fundi i Vuçiqit/ Avokati shqiptar zbulon një detaj në përballje me presidenten Osmani!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë kritike tej mase ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ajo i tha atij se duhet t’u kërkojë falje viktimave të luftës në Kosovë, duke përmendur katër heroinat Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muqollin dhe Shyhrete Tahirin, që ishin të pranishme në seancën e KS të OKB-së.

Marketing

Po ashtu, ajo e ka pyetur Vuçiqin se a ndihet keq për të kaluarën që ishte pjesë e një kabineti qeveritar të ‘Kasapit të Ballkanit’, Sllobodan Millosheviq.

“Ajo çka deklaroi Vuçiq nuk është e vërtet. U ftoj të gjithëve të vizitoni Kosovën të shihni vet përparimin që kemi bërë demokracinë që është në zhvillim e sipër mund të kuptoni dhe vendosni nëse doni t’u besoni syve tuaj apo gënjeshtrave të tij”.

E në lidhje me paraqitjen e presidents Osmani në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati shqiptar, Spartak Ngjela.

Ai tha se paraqitja e presidents osmani ishte e saktë dhe e vendosur.

Sipas tij, deklarata e saj ishte e duhura për të përfshirë të gjithë ata të cilët kanë qenë pjësë e gjenocidit serbë.

“Fjala e Presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, në Këshilin e Sigurimit të OKB -së, ishte një goditje elokuente dhe faktike për krimet që Serbia ka kryer kundër popullatës shqiptare të Kosovës, në historinë e genocidit të saj antishqiptar.

E saktë, e vendosur dhe optimiste ishte Vjosa Osmani në fjalimin e saj. Dhe, shumë e fortë politikisht e moralisht njëhetësh, ishte gjithashtu, edhe përbërja e satafit të saj, me pjesëtarë të familjeve që kanë pësuar masivisht eliminimet fizike të fëmijve, të grave dhe qytetareve të pambrojtur shqipëtarë, nga një dhunë kriminale ushtarake e Serbisë”, u shpreh ai.

Më tej, Ngjela thotë se nga kjo përballje pamë një rënie të thellë psikologjike të Vuçiqit dhe një president të mbaruar.

“Kurse tani, kundrejt një pushtuesi të mundur në luftë për pavarësi kombëtare, Vjasa Osmsni foli saktë si një fituese e një lufte të drejtë, e cila ka shpëtuar shqiptarët e shtetit të Kosovës nga dhuna genocidiale e Serbisë.

Prandaj, liriria e Kosovës dhe trimëria shqiptare e luftës për çlirim, u dallua qartë në të gjithë qëndrimin dinjitoz dhe optimist që tregoi në Këshilin e Sigurimit Presidentja e Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e saj, Vjosa Osmani. Fjalimi dhe, ky qëndrim i presidentes së Kosovës, krijoi përhumbjen e presidentit të Serbisë Vuçiç, i cili, me pesimizmin e tij, dhe, me rënien e thellë psikologjike që tregoi, nuk dinte se çfarë të fliste: tek ai, ne pamë psikikën e një presidenti të mbaruar”, përfundoi avokati Spartak Ngjela për “Bota sot”.