Paralajmërohet kolaps financiar – DAP do të ndalojë çdo pagesë në vend!

Nuk ka mbledhje taksash në thesarin e shtetit, as pagesë të pagave për punonjësit në të gjithë vendin. Punonjësit e Administratës së të Ardhurave Publike planifikojnë që nga data 27 e këtij muaji të nisin grevë të përgjithshme në vendet e tyre të punës. Kjo do të bllokojë të gjitha aktivitetet për qytetarët dhe kompanitë. Sindikata me paralajmërim përfundimtar për Ministrinë e Financave – Brenda një zgjidhje për rritjen e pagave për 30 për qind.

Marketing

“Gjithçka që lidhet me të drejtat dhe detyrimet e sektorit të biznesit dhe individëve, të cilat duhet të zbatohen nga Administrata e të Ardhurave Publike, do të pamundësohen. Kjo do të thotë se do të arrijmë gjendje mjaft më të mëdha të prishjes së funksionimit të shoqërisë në tërësi. Të gjithë ata që duan që Administrata e të Ardhurave Publike të punojë sipas kërkesave, parashtresave dhe obligimeve dhe të drejtave të tyre, nuk do të mund t’i përmbushin ato sepse punonjësit e administratës nuk do t’i kryejnë detyrat e tyre të punës”, deklaroi Vase Nedenoski – kryetar i sindikatës.

Në ndërkohë, punonjësit e Drejtorisë doganore vendosin nëse në periudhën e ardhshme do të fillojnë grevë të përgjithshme në vendet e punës, që do të nënkuptonte edhe bllokimin e pikave kufitare. Heshtje në Ministrinë e Financave. Ata nuk përgjigjen nëse do të gjejnë zgjidhje për kërkesat e punonjësve në këto institucione. Revolta e punonjësve në sektorin publik, veçanërisht në DAP dhe Dogana u përshkallëzua pasi ministri Fatmir Besimi vendosi të rrisë për 30% pagat e punonjësve të ministrisë së tij, por jo edhe të institucioneve nën kompetencën e Ministrisë së Financave. /alsat.mk