Irani ka paralajmëruar se të gjitha frontet e rezistencës sw një grup i Iranit dhe i aleatëve të tij rajonalë do të përballeshin me Izraelin, nëse ai sulmon Libanin.
Komentet nga misioni i Iranit në New York vijnë pas rritjes së frikës për zgjerimin e një lufte rajonale, ku do të përfshihej Izraeli dhe lëvizja libaneze, Hezbollah, që mbështetet nga Irani. Të dyja palët janë përfshirë në shkëmbime zjarri në baza ditore, që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor 2024.
Këmbimi i zjarrit është përshkallëzuar gjatë këtij muaji, së bashku me retorikën e të dyja palëve. Ushtria izraelite ka thënë se planet për një ofensivë në Liban “janë miratuar”, duke nxitur Hezbollahun të kundërpërgjigjet se asnjë pjesë e Izraelit nuk do të kursehej nga një konflikt i plotë.
REL bën me dije se përmes një postimi në rrjetet sociale, misioni iranian tha se e vlerësojmë si luftë psikologjike propagandën e regjimit sionist me synimin që të sulmojë Libanin.
Por, shtoi se nëse Izraeli nis një agresion ushtarak në shkallë të plotë, do të niste një luftë shfarosëse. Të gjitha opsionet, edhe përfshirja e plotë e Fronteve të Rezistencës, nuk përjashtohen.