Megjithatë, Konjufca thotë se institucionet e sigurisë të Kosovës janë në vigjilencë dhe të gatshme për një sulm të tillë.
“Ka informacione të sakta se një grup prej qindra personash sërish po e bëjnë të njëjtën gjë në Serbi, po ushtrojnë po përgatiten për ndonjë sulm eventual që mund ta përjetojmë”, u shpreh Konjufca.
“Por në jemi gjithmonë të përgatitur, dhe institucionet tona të sigurisë janë në vigjilencën më të lartë”.