Paralajmëron Von der Leyen: Tarifat e pajustifikuara ndaj BE nga SHBA nuk do të mbeten pa përgjigje

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, mbajti fjalën e saj në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Ajo u ndal tek sfidat globale, por gjithashtu u përqendrua edhe tek deklaratat e Presidentit të SHBA Donald Trumo lidhgur me tarifat amerikane ndaj BE.

Marketing

“Një Evropë më e fortë punon me Shtetet e Bashkuara për të frenuar kërcënimet që kemi të përbashkëta si partnerë dhe kjo është arsyeja pse ne besojmë se luftërat tregtare dhe tarifat ndëshkuese nuk kanë kuptim. Tarifat veprojnë si një taksë që nxit inflacionin”, tha ajo.

Gjithashtu presidentja e KE u shpreh qartë se tarifat e pajustifikuara ndaj Bashkimit Evropian nuk do të mbeten pa përgjigje.