Komuna e Strugës i cilëson të pavërteta akuzat e Ash-së se po zvarrit procedurën e hapjes së Paraleleve në gjuhën shqipe në shkollën “Goce Delçev“ në fshatin Podgorcë.
Nga komuna thonë se kanë leje nga MASH për hapjen e një paraleleje me mësim në gjuhën shqipe në këtë shkollë nga shtatori i këtij viti, e fajin për mos hapjen e deritanishme të saj, ia hedhin pikërisht Aleancës për Shqiptarët.