Parandalohen dy tentime për kontrabandë, sekuestrohen mallra me vlerë afër 20 mijë euro

Dogana e Kosovës njofton se ka parandaluar dy tentime të kontrabandës në pikëkalimin kufitar Hani i Elezit, duke kapur mallra të padeklaruara në dy raste të ndara. Sipas Doganës vlera e mallrave është afër 20 mijë euro.

Marketing

Në njoftimin e Doganës thuhet se ‘Rasti 1: mbrëmë në ora 20:50, oficerët doganorë ndaluan një automjet me targa kosovare. Derisa pala kur u pyet nëse kishte diçka për të deklaruar, u përgjigj “Jo.” Gjatë një kontrolli të bagazhit dhe ndarjes së gomës rezervë, oficerët zbuluan 226 paketime parfumesh nga marka si të njohura , me një vlerë totale prej 13,699.70 euro. Pas zbulimit mallrat janë konfiskuar dhe për momentin iu janë nënshtruar procedura të origjinalitetit të tyre”.

Marketing