Parandalohet një sulm terrorist në Tatarstan

Shërbimi federal për siguri i Rusisë (FSB) parandaloi sulm terrorist në Tatarstan, planifikuar nga dy pjesëtarë të grupit xhihadist Shteti islamik.

Marketing

“FSB së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme parandaloi sulm terrorist ndaj një ndërtese qeveritare në Tatarstan”, kumtoi shërbimi i sigurisë.

Dy të arrestuar janë shtetas rusë, pjesëtarë të SHI-së. Ata ngarkohen se kanë mobilizuar qytetarë që t’i bashkangjiten SHI-së dhe kanë përhapur propagandë terroriste.

Gjatë arrestimit të të dyshuarve, policët rusë konfiskuan mjete shpërthyese të përpunimit vendor./MIA/

Marketing