Komisioni Kuvendor për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive pasdite nuk e konfirmoi rendin e ditës në seancën në të cilën duhej të diskutohet për Propozim-ndryshimet dhe plotësimet e Kodit zgjedhor, prejse ata paraprakisht u futën në procedurë kuvendore me procedurë të shkurtuar, si pjesë e rendit të ditës të seancës së 49-të në Kuvend.
Kryetarja e Komisionit Sonja Mirakovska për MIA-n deklaroi se për ndryshimet janë paraqitur 500 amendamente. Arsye kryesore të ndërpritet puna e Komisionit, siç tha, janë paraqitur amendamentet dhe nevoja të rregullohen materialet, por edhe të lihet më shumë hapësirë për shprehje të deputetëve sipas vërejtjeve të dërguara.
Sipas Mirakovskës, pritet seanca të vazhdojë nesër, prejse do të përgatiten materialet.
Ndryshimet dhe plotësimet e Kodit zgjedhor janë propozuar nga deputetët Jovan Mitreski, Aleksandar Nikolloski, Nikolla Micevski, Arbër Ademi, Skender Rexhepi.
Siç arsyetoi Mitrevski, ndryshimet e propozuara të Kodit zgjedhor dalin nga raporti i fundit i OSBE/ODIHR lidhur me zgjedhjet e parakohshme në vitin 2020 dhe se kanë ardhur pas debatit disamuajsh gjithëpërfshirës ndërmjet partive politike dhe grupit të punës të Ministrisë së Drejtësisë.
“Me ndryshimet janë përfshirë të gjitha pjesët e raportit të OSBE/ODIHR dhe me të njëjtat mundësohet efikasitet më i madh i organeve zgjedhore, rritet edhe efikasiteti më i madh dhe transparenca në procesin zgjedhor, saktësohen, sqarohen dhe thjeshtësohen disa pjesë të procesit, kompetenca e organeve zgjedhore dhe institucionet tjera dhe përmirësohen e vendosen veprime të reja zgjedhore dhe afatet para se gjithash të cilat janë të lidhura nga përvoja e deritanishme dhe praktika gjatë zbatimit të zgjedhjeve nga ana e KSHZ-së, por edhe të cilat dalin nga vendosja e mënyrës së re të identifikimit të votuesve dhe pjesërisht mënyra e re e votimit për këshilltarë në komuna përmes listave të hapura preferenciale të kandidatëve”, tha Mitrevski