Paraqitje dëshpëruese nga Drita Islami në Berlin

Drita Islami shënoi kohën më të dobët në pistën e 400 metrave me pengesa, në kuadër të Evropianit të Atletikës në Gjermani. Islami u ndal në vendin e fundit në baterinë e dytë, duke shënuar kohën prej 1 minutë , 2 sekonda dhe 23 të qindave , që është 3 sekonda kohë më e dobët se sa rezultati më i mirë i saj në këtë disiplinë.

Marketing

Tre fitueset e tre baterive dhe 3 atlete me kohë më të mirë, u kualifikuan në gjysmëfinale në këtë disiplinë.

Ndërkohë të mërkurën, përfaqësuesi i dytë nga Maqedonia në Evropianin në Berlin, Dario Ivanovski, do të vrapojë në eliminatoret e garës së vrapit në 1.500 metra.