Parashikimi i motit

Kryesisht me vranësira dhe me reshje lokale të shiut gjatë paradites do të jetë moti sot në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Do të fryjë erë e fortë në drejtim verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 9, kurse maksimalja do të arrijë prej 9 deri në 15 gradë Celsius, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Edhe në Shkup do të mbizotërojë mot i ngjashëm. Do të ketë vranësira dhe reshje të dobëta të shiut, veçanërisht gjatë paradites.

Temperatura minimale do të ulet deri në 7, kurse maksimalja do të arrijë deri në 10 gradë Celsius.