Moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në male dhe në disa vende më të larta me reshje të borës. Gjatë ditës, kufiri I reshjeve të bores do të zbresë, kështu që reshjet do të kalojnë në borë edhe në disa vende më të ulëta në pjesët perëndimore. Reshje më të rrëmbyeshme priten në perëndim (lokalisht mbi 25 l/24h), ku në male shtresa e borës do të rritet, ndërsa deri në fund të ditës shtresë e vogël e borës do të formohet edhe në disa vende më të ulëta.
Paradite do të fryjë erë e matur jugore, ndërsa pasdite e prëforcuar nga drejtimi veriperëndimor, posaçërisht përgjatë Vardarit.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri 8 gradë, ndërsa maksimalja prej 5 deri 13 gradë.