Parashikimi i motit

Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Në pjesët perëndimore do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor, ndërsa përgjatë Vardarit nga drejtimi juglindor, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Marketing

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 12 gradë, ndërsa aji maksimale do të mbërrijë prej 26 der 33 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet deri 9 gradë, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 31 gradë Celsius.

Ditëve në vijim do të mbizotërojë dukshëm mot i ngrohtë. Të hënën dhe të martën me diell dhe i qëndrueshëm me vranësira mesatare lokale. Nga e mërkura në orët e pasdites do të rriten kushtet për paraqitjen e paqëndrueshmërisë lokale me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.