Parashikimi i motit

Në pjesët jugore do të ketë më shumë periudha dielli. Në orët e mesditës dhe të pasdites do të ketë vranësira të rritura dhe kryesisht në pjesët veriperëndimore paraqitje të shiut afatshkurtër lokal dhe bubullima të rralla.

Marketing

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 27 deri 36 gradë. Indeksi UV do të jetë 7.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira, nga orët e mesditës me kushte për shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë rreth 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 32 gradë.

Vijon periudhë me mot kryesisht me diell, me temperatura më të larta dhe me kushte për paqëndrueshmëri të izoluar të enjten dhe gjatë fundjavës.