Parashikimi i motit

Moti në vend do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri 21, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 28 deri 36 gradë.

Indeksi UV do të jetë 9.

Në Shkup, mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 18, ndërsa ajo e ditës do të shkojë deri 34 gradë.

Deri të premten moti do të jetë me diell dhe shumë ngrohtë, me rritje të temperaturës ditore. Të premten dhe gjatë fundjavës do të ketë paraqitje të paqëndrueshmërisë lokale të shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima.