Edhe për sot vendi ynë do të ndikohet nga relativisht të njejta kushte atmosferike.
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare.
Duke filluar nga orët e mesditës shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.
Vranësirat përgjatë relieveve kodrinore – malore në lindje dhe jug të territorit do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershëm me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.