Parashikimi i motit për sot

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në vendet perëndimore herë pas here erë e fortë nga drejtimi jugperëndimor.

Marketing

Pasdite dhe kah fundi i ditës do të ketë dukuri lokale me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, si dhe do të ketë kushte për stuhi afatshkurtër.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 7 deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 26 deri në 33 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të ulëta deri mesatare, pasdite në pjesë të luginës jostabile me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 31 gradë.