Parashikimi i motit për sot

Moti sot do të jetë më diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të dendura shiu dhe bubullima, më pas në formë stuhie me reshje të dendura shiu, erëra të forta dhe me breshër.

Marketing

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 14 deri në 23, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 34 deri në 40 gradë.

UV=9

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të ulëta deri në mesatare. Pasdite në pjesë të luginës do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe kushte për shfaqjen e stuhive afatshkurtër me breshër.

Temperatura minimale do të ulet deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 40 gradë.

Marketing